Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i ka dërguar sërish letër, të katërtën me radhë kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurtit, duke i thënë ta dërgojë emrin e kandidatit për kryeministër ‘pa humbur kohë’.
Thaçi i ka thënë se në letrat e kaluara nuk e keni dërguar emrin e mandatarit dhe mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit për kryeministër.
“Më lejoni t’ua thekson se mosrefuzimi nga ana juaj nënkupton që ta dërgoni emrin e kandidatit/es për kryeministër. Por, ju nuk e keni bërë ende këtë, përkundër faktit që ua kam dërguar tri kërkesa për këtë qëllim”, shkruan ndër të tjera në letër. /Gazeta Sinjali/