Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi për Ditën e Mësuesit ka uruar sot të gjithë mëësuesit për ngritjen e gjeneratave të reja në Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Përmes një shkrimi në Facebook, Thaçi ka kujtuar sakrificën dhe kontributin e jashtëzakonshëm të mësimdhënësve në vitet sipas tij, më të errëta të robërisë.
“Ndërkaq, sot urojmë të gjithë mësuesit, arsimtarët dhe pedagogët me besimin se ata vazhdojnë të jenë prijatarë të ngritjes së gjeneratave të reja të Kosovës, konkurrente dhe të barabarta me gjeneratat e tyre në rajon dhe më gjerë. Urime 7 Marsi! HTH”, ka shkruar Thaçi./Gazeta Sinjali/