Pas takimit me krerët e Ballkanit Perëndimor dhe ata të Bashkimit Evropian, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se aty ka kërkuar liberalizimin e vizave për kosovarët.
Thaçi tha para gazetarëve se ka kërkuar që Kosovës t’i ndodhë liberalizimi i vizave, pasi siç thekson, “Kosova ka përmbyllur të gjitha proceset dhe ka realizuar të gjitha kriteret e nevojshme”.
“Dua të besoj se do të ketë unitet të vendeve të BE-së që të ndodhë liberalizimi”, shtoi Thaçi.
Ai ka tha se është folur edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi “me mundësi potenciale për arritjen e marrëveshjes përfundimtare”./Gazeta Sinjali/