image Thaçi pas takimeve me liderët: Në këto rrethana duhet të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve

Kosovë

Politikë/ Thaçi pas takimeve me liderët: Në këto rrethana duhet të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas takimeve që ka pasur me liderët e partive politike të përfaqësuara në kuvend, ka thënë se në këto rrethana është qenësore që ata të konsultohen mes vete dhe të veprojnë më përgjegjësi para qytetarëve.

“Në këto rrethana është qenësore që të konsultohemi dhe të veprojmë me përgjegjësi para qytetarëve”, ka thënë presidenti Thaçi.

Tutje, ai është shprehur se si president i vendit do të veprojë në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Presidenti është takuar me liderët e partive politike për të diskutuar për zhvillimet aktuale politike, por edhe nga fusha e shëndetësisë dhe sigurisë në Kosovë.

“Presidenti Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me Kryetarin e AKR-së dhe ka pritur në takime të ndara përfaqësuesit e Listës Serbe, Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe Kryetarin e AAK-së. Presidenti Thaçi është shprehur se Kosova gjendet në një situatë, e cila në njërën anë karakterizohet me rrezikun e shtuar nga pandemia e virusit COVID-19 dhe në anën tjetër me votën e mosbesimit për Qeverinë Kurti të datës 25 mars 2020”, thuhet në komunikatën e presidencës./GazetaSinjali/