Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas humbjes së Kombëtares së Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut në Ligën e Kombeve me rezultat të ngushtë 2-1, shkruan Gazeta Sinjali.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka shkruar për lojën e Dardanëve dhe i ka falënderuar ata për emocionet që na i kanë dhuruar deri më tani.
“Faleminderit për çdo moment krenarie dhe për emocionet e forta që na i keni dhënë”, ka shkruar Thaçi.