image Thaçi pas intervistimit në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër si loti

Drejtësi

Thaçi pas intervistimit në Hagë: Lufta jonë ishte e drejtë dhe e pastër si loti

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është deklaruar para mediave pas më shumë se 6 orësh intervistim nga prokurorët e Dhomave të Specializuara në Hagë, transmeton Gazeta Sinjali.

Thaçi është shprehur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë, ishte luftë për liri, ndërsa shtoi se për këtë shkak Kosova ka pasur mbështetjen e SHBA-së, të vendeve të BE-së dhe NATO-s.

“Lufta e jonë ka qenë e drejtë, ka qenë luftë për liri. Për shkak se lufta jonë ishte e pastër, kemi pasur mbështetjen e botës, të SHBA-së, BE-së dhe NATO-s. Po bëhet përpjeke për ta rishkruar historinë dhe për ta njollosur luftën tonë të drejtë. E vërteta e jonë e dhimbshme është e pastër si loti, ndërsa historinë tonë nuk do të mund ta ndryshojë askush” është shprehur ndër të tjera presidenti i vendit.

Kujtojmë se, presidenti Hashim Thaçi është intervistuar nga prokurorët e Dhomave të Specializuara për katër ditë me radhë.

Presidenti pranoi ftesë nga Specialja, pas publikimit të propozim aktakuzës më 25 qershor. Zyra e Prokurorit Special publikoi aktakuzën për presidentin Thaçi, kreun e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe nëntë anëtarë tjerë të UÇK’së, emrat e të cilëve nuk u bënë të ditur./Gazeta Sinjali/