image Thaçi paralajmëron rifillimin e dialogut: Jemi në një javë shumë të rëndësishme

Kosovë

Thaçi paralajmëron rifillimin e dialogut: Jemi në një javë shumë të rëndësishme

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencë për media pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti, tha se së bashku me kryeministrin, do të punojnë që të përmbyllin procesin e dialogut.

Thaçi theksoi se kjo javë është e rëndësishme për vendin, duke pasur parasysh paralajmërimet nga ambasdaori Richard Grenell si dhe i dërguari i posaçëm për dialog nga BE, Miroslav Lajçak.

“Ne jemi në një javë të rëndësishme për vendin, ku pritet hapja e proceseve, edhe nga ambasadori Grenell, gjithashtu paralajmërimi i Lajçak në Kosovë, do të punojmë ngushtë si president dhe kryeministër, që të jemi sa më të përgatitur, që të jemi të çartë se çfarë ne duam të arrijmë, dhe ne duam njohje reciprocke. Ne do ta mbyllim këtë proces jo të lehtë, por duhet të përmbyllet me njohje reciproke, të kemi anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare si në NATO dhe OKB”, u shpreh Thaçi para mediave./ Gazeta Sinjali/