image Thaçi paralajmëron bashkimin e partive politike në Kosovë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Kosovë

Politikë/ Thaçi paralajmëron bashkimin e partive politike në Kosovë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka paralajmëruar bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Thaçi këtë paralajmërim e ka bërë pasi Sekretari i SHBA-ve, Mike Pompeo, paralajmëroi një miliard dollarë investime në Evropë për energji elektrike. Sipas Thaçit, me koordinimin ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcohet uniteti i aleatëve perëndimorë të Kosovës.

“Paralajmërimi i tij për një koordinim më të madh ndërmjet SHBA-së dhe Evropës do të forcojë unitetin e aleatëve perëndimorë të Kosovës, i cili në tri vjetët e fundit kishte munguar.

Ky unitet do të reflektojë edhe në bashkimin e të gjitha forcave politike brenda Kosovës, duke krijuar një bazë të fuqishme për tejkalimin e sfidave historike që janë para nesh”, ka thënë Thaçi.

Presidenti i vendit ka thënë gjithashtu se me unifikim e aleatëve të Kosovës duhet të arrihet marrëveshja me Serbinë.

“Bashkimi i aleatëve strategjikë perëndimorë të Kosovës, e bën të domosdoshëm përfundimin e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke projektuar të ardhmen e shtetit tonë, bazuar në paqen dhe stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/