image Thaçi nuk pret në rend te Kurti për të shkruar në librin e zisë për Nexhmije Pagarushën

Kosovë

Homazh/ Thaçi nuk pret në rend te Kurti për të shkruar në librin e zisë për Nexhmije Pagarushën

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me shumicën e ministrave të kabinetit të tij qeverisës ka shkuar në Teatrin Kombëtar për të bërë homazhe për artisten e ndjerë, Nexhmije Pagarushën.

Teksa Kurti është ulur të shkruajë në librin e zisë për Nexhmije Pagarushën, në teatër ka mbërritur edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ai pas homazheve, nuk ka pritur në rend te Kurti për të shkruar në librin e zisë, duke dalë menjëherë jashtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shkrimi i Kurtit në librin e zisë duket se ka qenë i gjatë, pasi që ai është vonuar jo pak duke shkruar.

Varrimi i artistes Nexhmije Pagarusha do të bëhet në orën 14:30 në fshatin e saj të lindjes, Pagarushë të Malishevës.

Paraprakisht, arkivoli i Nexhmije Pagarushës do të parakalojë në sheshet e Prishtinës, ndërkaq për këngëtaren më të mirë të Kosovës do të mbahet edhe një akademi përkujtimore. /Gazeta Sinjali/