image Thaçi nuk mori pjesë në Akademinë Përkujtimore, e kujton Nexhmije Pagarushën në Facebook

Përkujtim/ Thaçi nuk mori pjesë në Akademinë Përkujtimore, e kujton Nexhmije Pagarushën në Facebook

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sot, pas homazheve për nder të Nexhmije Pagarushës, doli me shpejtësi nga Teatri Kombëtar i Kosovës për të mos u kthyer në Akademinë Përkujtimore që u mbajt menjëherë pas homazheve.

Thaçi e ka përkujtuar ikonën e muzikës shqipatre përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku u shprehë zemërthyer e i pikëlluar për vdekjen e Pagarushës.

“Sot, në ceremoninë mortore i bëmë nderimet e fundit për Bilbilin e Këngës Shqipe, Nexhmije Pagarushën. Kudo që jetojnë shqiptarët, në Kosovë, në Shqipëri, janë zemërthyer dhe të pikëlluar. Kujtimi për Bilbilin e Kosovës kurrë nuk do të zbehet dhe këngët e saj do të jetojnë përgjithmonë me ne”, ka shkruar Thaçi në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3446042155466119/?type=3&theater