image Thaçi nuk heq dorë nga ultimatumi për Kurtin, thotë se vonesat paraqesin rrezik për krizë kushtetuese

Politikë/ Thaçi nuk heq dorë nga ultimatumi për Kurtin, thotë se vonesat paraqesin rrezik për krizë kushtetuese

news image

Pas postimit që ka bërë në Facebook, në të cilin ia cakton 48 orë kohë Albin Kurtit për të propozuar kandidatin për kryeministër, Hashim Thaçi ka shkruar edhe në ‘Twitter’.

Thaçi thekson se qytetarët, parlamenti dhe aletatët po presin nga Albin Kurti propozimin e kandidatit për kryeministër. Këtë veprim të Kurtit, Thaçi po e pret brenda 48 orëve.

Vonesat e mundshme të Kurtit, sipas Thaçit, paraqesin rrezik për krizë të panevojshme kushtetuese.

Statusi i tij:

Ndërsa, përmes një shkrimi në Facebook, Kreshnik Ahmeti, sekretar për marrëdhënie me jashtë në LVV, ka shkruar se kufizimi kohor i Presidentit nuk ka bazë kushtetuese.

Ahmeti ka sqaruar se në mbledhjen e ardhshme të kryesisë do të merret vendim për emrin që do t’ia dorëzojnë presidentit në formë të shkruar. /Gazeta Sinjali/