image Thaçi: Nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë

Kosovë

Shkrim/ Thaçi: Nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot e ka shënuar Ditën e të Pagjeturve, siç e quan ai ditën e dhimbjes, vuajtjes dhe pikëllimit për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Thaçi ka theksuar se heshtja ndërkombëtare është një lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë, por ka shtuar se asnjëherë nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjonocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Ky gjenocid i shtetit të Serbisë ende nuk është ndëshkuar as nga drejtësia lokale dhe as nga ajo ndërkombëtare. Kjo heshtje ndërkombëtare është njëfarë lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë, por në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që shteti i Serbisë e ka kryer në Kosovë. Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët, që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve të drejtësisë lokale dhe ndërkombëtare”, ka shkruar presidenti në profilin e tij në Facebook./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/pcb.3709041489166183/3709032252500440/?type=3&theater