image Thaçi: Një ditë do të bëhet publik transkripti i zhdukur i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kosovë

Politikë/ Thaçi: Një ditë do të bëhet publik transkripti i zhdukur i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se dikujt nuk i konvenon publikimi i transkriptit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, ku ai kishte kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Thaçi ka thënë se qëndrimin për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nuk e ka pasur të koordinuar me askënd, e as me ish-ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Veliun, shkruan Gazeta Sinjali.

“Me z.ministër vetëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare jam takuar, ku kemi qenë me të gjithë të tjerët”, ka thënë Thaçi.

“Prandaj gjithçka, edhe nga ana ime, edhe nga ana e ministrit, edhe nga ana e kryeministrit është transparente, ani pse dikush e ka zhdukë atë transkript”, ka shtuar ai.

Megjithatë, Thaçi beson se një ditë transkripti i asaj mbledhjeje do të publikohet.

“Unë besoj që një ditë do të bëhet publik. Natyrisht që dikujt nuk i konvenon që ai transkript të publikohet për opinionin mpublik”, ka thënë ai. /Gazeta Sinjali/