image Thaçi ngushëllon Turqinë për viktimat e ortekut dhe për rrëshqitjen e aeroplanit në Stamboll

Kosovë

Shkrimi/ Thaçi ngushëllon Turqinë për viktimat e ortekut dhe për rrëshqitjen e aeroplanit në Stamboll

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar Turqinë për viktimat e ortekut si dhe të aksidentit me aeroplan në Stamboll, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se Kosova i qëndron pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë.

“Thellësisht i pikëlluar nga humbja e jetëve si pasojë e ortekut në Bahçesaray dhe aksidentit me aeroplan në Stamboll. I qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë së Turqisë. Ngushëllime familjeve të viktimave dhe shërim të shpejtë të lënduarve”, ka shkruar Thaçi.

Së paku 41 persona ka vdekur si pasojë e një orteku bore që ka rënë dje, në një autostradë malore në provincën Van të Turqisë, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur po ashtu të vdekur nga aeroplani i cili ka rrëshqitur dje në aeroportin e Stambollit./Gazeta Sinjali/