image Thaçi: Nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë

Politikë

Thaçi: Nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencën të mbajtur për media ka konfirmuar akaktuzën e Hagës si dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit. Gjatë fjalimit të tij ai ka bërë edhe thirrje për unitet dhe maturi, raporton Gazeta Sinjali.

“Nga ky moment jam në dispozicion të drejtësisë. Prandaj sot më shumë se kurrë ju bëjë thirrje që të mos e humbasim shpresën” ka thënë Thaçi.

Gjithashtu Thaçi ka thënë se aktakuza kundër tij dhe bashkëluftëtarëve të tij është edhe një çmimi i vogël që po iu duhet ta paguajnë.

Kurse në fund Thaçi njoftoi edhe për dorëheqjen e tij nga posti i presidentit të Kosovës.

“Të qëndrojmë të bashkuar sepse suksesi ynë është Kosova e lirë pa dallim etnik. Duhet të ruajmë besimin në dialog të brendshëm. Prandaj ashtu siç kam premtuar nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit të Kosovës, unë sot jam jap dorëheqje”./ Gazeta Sinjali/