image Thaçi nga Krusha: Njerëzit që u vranë nga shteti serb gjithmonë duhet të kujtohen

Kosovë

Thaçi nga Krusha: Njerëzit që u vranë nga shteti serb gjithmonë duhet të kujtohen

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vizituar Krushën e Madhe, vendin ku u vranë 240 civilë të pafajshëm nga shteti serb.

Thaçi, pas vizitës tha se gratë e Krushës janë simbol i mbijetesës dhe i forcës për t’u ngritur nga hiri i luftës.

“Sot takova gratë e fshatit Krushë, gra shumë të vyera që jetojnë me punën e tyre me djersën prej duarve të tyre. Prandaj është një shembull i mirë që duhet të jemi edhe më tepër edhe ne si institucione pranë tyre. Por gjithmonë duke kujtuar njerëzit që janë vrarë nga shteti i Serbisë, këto masakra që ka quar peshë gjithë botën. Ta kujtojmë e nderojmë gjithmonë, e natyrisht të mendojmë për fëmijët e fëmijëve të tyre që duhet të kenë një jetë të qetë, të lirë, të pavarur e të emancipuar, natyrisht me një mirëqenie të lartë sociale”, ka thënë presidenti Thaçi. /Gazeta Sinjali/