Në letrat e publikuara sot nga Kryeministrit i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është zbuluar zotimi i presidentit Hashim Thaçit që FSK-ja të mos hyjë në Veri pa pajtim paraprak me KFOR-in.
Thaçi i kishte ofruar garanci asokohe sekretarit të Përgjithshëm të NATO’s, në të njëjtën ditë kur edhe ishte nënshkruar marrëveshja e parë mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.
Kosova dhe Serbia më 19 prill 2013 në Bruksel patën nënshkruar marrëveshjen e parë për normalizimin e marrëdhënieve. Dokumenti ishte nënshkruar nga kryeministrat e atëhershëm të Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Të njëjtën datë e mban edhe letra që ish-kryeministri Hashim Thaçi i ka dërguar ish-sekretarit të NATO’s, Anders Fogh Rasmussen.
Sipas kësaj letre, Thaçi zotohej se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk do të ndërmarrin misione në veri të vendit, pa pëlqim paraprak të KFOR-it./Gazeta Sinjali/