image Thaçi në takim me princin e Monakos, merr pjesë edhe Pacolli

Kosovë

Forum/ Thaçi në takim me princin e Monakos, merr pjesë edhe Pacolli

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se ka pasur takim me princin e Monakos, Albert II, në Pallatin Principal.

Thaçin në këtë takim e ka shoqëruar kryediplomati, Behgjet Pacolli.

Me këtë rast, Presidenti thotë se e ka falenderuar princin e Monakos për, siç thotë ai, përkrahjen e vazhdueshme, sidomos për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndorkombëtare dhe forume sportive.

 “Forumi Ndërkombëtar ‘Paqja dhe Sporti’ na bëri sivjet bashkë edhe në Principatën e Monakos, ku mbrëmë fola për sukseset e vajzave dhe djemve të talentuar të Kosovës në sporte të ndryshme, duke lartësuar flamurin tonë në çdo cep të botës”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/