image Thaçi në Paris, kërkon përkrahje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

Kosovë

Thaçi në Paris, kërkon përkrahje për zbardhjen e fatit të të pagjeturve

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në margjina të Forumit të Paqes të Parisit ka takuar edhe presidentin e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Peter Maurer.

Me Maurer, kreu i shtetit ka biseduar për rolin e KNKK-së në zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë.

Thaçi ka theksuar se çështja e të pagjeturve është plaga më e madhe e mbetur hapur që nga lufta.

“Duhet gjetur zgjidhje të menjëhershme për të gjithë personat e pagjetur”, ka thënë presidenti Thaçi.

Ai ka shtuar se kjo është çështje humanitare dhe nuk duhet të politizohet. /Gazeta Sinjali/