image Thaçi në ditën e Evropës: Nga BE-ja presim heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të shtetit kandidat

Kosovë

Politikë/ Thaçi në ditën e Evropës: Nga BE-ja presim heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të shtetit kandidat

news image

Sot, në ditën e Evropës, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka ripërsëritur se nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj, Kosova pret heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të shtetit kandidat, shkruan Gazeta Sinjali.

Me anë të një postimi në Tëitter, presidenti ka thënë se çdo ditë të Evropës, Kosova shprehë gjithëherë përkushtimin e saj për rrugën integruese në BE, duke shtuar se populli i Kosovës është më pro-evropiani në regjion.

“Çdo “Ditë të Evropës” ne në Kosovë ri-shprehim edhe njëherë përkushtimin tonë në integrimin evropian dhe atë përendimor. Si populli më pro-evropian në regjion, ne presim nga BE-ja dhe shtetet anëtare të saj të tregojnë vullnet politik për heqjen e vizave për Kosovën dhe dhënien e statusit të kandidatit”, ka shkruar Thaçi./GazetaSinjali/