image Thaçi: Ndërkombëtarët, mediat dhe opinionistët janë të shantazhuar nga Kurti dhe grupi i tij

Politikë

Thaçi: Ndërkombëtarët, mediat dhe opinionistët janë të shantazhuar nga Kurti dhe grupi i tij

news image

Presidenti Hashim Thaçi është shprehur i irrituar me siç thotë, heshtjen e opinionit publik, mediave dhe ndërkombëtarëve përball kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit.

Thaçi ka ritheksuar se Kurti sipas tij e ka uzurpuar zyrën e kryeministrit, ndërsa ka thënë se opinioni publik, shoqëria civile dhe ndërkombëtarët janë të frikësuar, të kërcënuar dhe të shantazhuar nga “Kurti dhe grupi i tij”, shkruan Gazeta Sinjali.

“Për fat të keq, ai është mbyllur në zyrë aty. Por ajo çfarë është shumë shqetësuese.. shqetësuese është mosreagimi i opinionit publik, i shoqërisë civile, juve mediave, i faktorit ndërkombëtar, i disa opinionistëve që shiten si të pavarur”, ka thënë Thaçi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Tash pyetja shtrohet: Pse nuk reagojnë?” ka pyetur Thaçi, duke u përgjigjur vetë. “Sepse janë të frikësuar, të kërcënuar, janë të shantazhuar nga Kurti dhe grupi i tij”.

Ai ka theksuar se vet nuk i frikësohet Kurtit.

“Prandaj unë si president i vendit, as nuk frikësohem, as nuk shantazhohem”, ka deklruar Thaçi. /Gazeta Sinjali/