Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndarë urdhrin “Hero i Kosovës” për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për Shaban Polluzhën e Qerim Kocën.
Me ç’rast, Thaçi ka shkruar se Kosova është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit.
“Sot, urdhrin “Hero i Kosovës” e ndava për dëshmorët Sejdi Osmani, Xhevat Osmani e Muhamet Gashi dhe për bashkëluftëtarin e Shaban Polluzhës, Qerim Kocën. Republika e Kosovës është e arritur e shumë brezave të familjeve atdhetare, që dhanë gjithçka për lirinë dhe krijimin e shtetit tonë”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Sinjali/