Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ndarë medalje presidenciale të meritave Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë, siç tha ai për kontributin e saj në zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Thaçi tha se bashkëpunimi mes Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe se projektet e financuara nga kjo bankë kanë qenë shumë frytdhënëse.
“Bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Bankës Botërore ka qenë jashtëzakonisht i mirë dhe të gjitha projektet e financuara nga Banka Botërore kanë dhënë rezultate shumë të mira në ekonominë dhe shoqërinë tonë. Ato kanë ndikuar në stabilitetin financiar dhe në rritjen ekonomike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Presidenti në rrjetin sicial Facebook.
Medalja iu nda drejtoreshës Regjionale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda Van Gelder, me rastin e njëzetjetorit të BB-së në Kosovë dhe dhjetëvjetorin e anëtarësimit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/