image Thaçi: Misioni i Lajçakut në dialog i prirur të dështojë, pengoi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Kosovë

Politikë/ Thaçi: Misioni i Lajçakut në dialog i prirur të dështojë, pengoi anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shprehur në mënyrë ironike përgëzime për të Dërguarin Special të sapoemëruar të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirosllav Lajçak.

Presidenti Thaçi në një postim në rrjetin social Tëitter ka thënë se Lajçak, i cili ishte ministër i jashtëm i Sllovakisë, ka penguar njohjen e Kosovës nga Sllovakia dhe ka votuar kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi, duke përmendur këto dy fakte, ka thënë se misioni i tij në këtë dialog është i prirur të dështojë.

Ai ka ironizuar duke thënë: “E përgëzoj për punën e mirë që mori”./GazetaSinjali/