Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, thotë se sot i është afruar kufirit me Serbinë.
I pari i vendit ka treguar se sot pasdite me disa miq të tij ka qëndruar te stanet e familjes Demaj në bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe se me ta kanë ecur përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit.
Në foto presidenti shihet me ish-kryetarin e Skenderajt, Sami Lushtakun, ish-nënkryetarin e Skenderajt, Fadil Nurën, ish-zëvendëskryeministrin e ish-ministrin Hajredin Kuqi, e të tjerë.
Ky është postimi nga presidenti Thaçi:
“Ishte kënaqësi e veçantë për mua dhe bashkëluftëtarët e mi të kalojmë një pasdite të bukur te stanet e familjes Demaj në Bjeshkët e Istogut – Cerovodës dhe të ecim përgjatë kufirit Kosovë-Serbi, drejtimi i Tutinit. Kosova është e pasur me bukuri të shumta natyrore.”/Sinjali/