Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të rikandidojë për një mandat të radhës për president, por tha se po e pret me padurim fundin e mandatit për të thënë mirupashfshim.
Ai tha se ndjehet i plotësuar politikisht dhs me të arriturat e Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk do të rikandidoj, ndihem politikisht i plotësuar në rrafshin politik dhe të arriturat që i kam shërbyer për vendin. Nuk është diçka që duhet ta përjetoj si traumë dhe nuk duhet ta përjetojnë as mbështetësit e mi”, ka thënë Thaçi në Rubikon.
“Unë largohem nga politika kur unë dua, e jo kur duan të tjerët. Me padurim e pres shkurtin t’iu them mirupafshim”, theksoi tutje ai. /Gazeta Sinjali/