image Thaçi: Me masa më rigoroze e të shpejta, mbase do të kishim veç 10-15 persona të infektuar

Kosovë

Deklaratë/ Thaçi: Me masa më rigoroze e të shpejta, mbase do të kishim veç 10-15 persona të infektuar

news image

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se sa i përket përballjes me koronavirusin, Qeveria e Kosovës do të mund të bënte më shumë dhe të kishte numër më të ulët të të infektuarve,.

‘E kemi pasë mundësinë të marrim masa më rigoroze, më të shpejta, më të mira. Dhe numri i infektuarve do të ishte më i pakët. Mbase do të kishim veç 10 ose 15 të infektuar me masa të tjera, më të shpejta, më rigoroze, më preventive’’, ka thënë presidenti sonte në Pressing.

Thaçi thotë se sa i përket propozimit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme shkaku i koronavirusit, si president është dashur të jap një përgjigje./ Gazeta Sinjali/