Presidenti Hashim Thaçi ka reaguar pas numrit të madh të vdekjeve të ditëve të fundit si pasojë e virusit COVID-19.
Thaçi ka thënë se është pikëlluar shumë nga vdekjet e fundit të qytetarëve, derisa u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave.
“Më kanë pikëlluar shumë vdekjet e qytetarëve tanë në ditët e fundit, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19. I trishtë ishte lajmi edhe për vdekjen e Adem Latifit, vëllait të Kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifit. Familjes Latifi dhe gjithë atyre që i kanë humbur familjarët e tyre u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lutem për shërim sa më të shpejt të të gjithë të prekurve të tjerë”, ka shkruar Thaçi. /Gazeta Sinjali