Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i gëzuar për shërimin e pesë pacientëve me Covid-19 në Kosovë.
Me këtë rast ai ka përgëzuar stafin mjekësor për punën që po bënë. Ndërsa u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë të rrinë në shtëpitë e tyre.
Postimi i tij i plotë:
Më gëzoi shumë shërimi i plotë i pesë të infektuarve me virusin COVID-19. Mbetem me shpresë e besim, që së shpejti do të shërohen edhe të tjerët. E përgëzoj stafin mjekësor për punën e mirë që po bën. Qytetarët duhet të vazhdojnë të rrinë në shtëpi dhe të kujdesen për veten dhe më të dashurit e tyre. /Gazeta Sinjali/