image Thaçi mbështetë Kroacinë: FSK e gatshme të ofrojë ndihmë

Kosovë

Tërmeti/ Thaçi mbështetë Kroacinë: FSK e gatshme të ofrojë ndihmë

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar përmes rrjeteve sociale për tërmetin që ndodhi në Kroaci, duke shprehur gatishmërinë që të ndihmojë shtetin e goditur nga tërmeti me ushtrinë e Kosovës.

Thaçi ka shkruar gjithashtu që populli kosovar solidarizohet me popullin mik kroat në këto kohë të vështira pandemike.

“Si President i Republikës së Kosovës shpreh solidaritetin e plotë të popullit tonë me popullin mik kroat. Kurse, të lënduarve nga shembjet e shkaktuara prej tërmetit iu uroj shërim sa më të shpejtë”, ka shkruar ai.

Ndërkaq, dy tërmete të forta, njëri 5.3 dhe të tjerëri 5.0, goditën Zagrebin të dielën në mëngjes, ku deri në këto çaste një person ka vdekur dhe u shkaktuan dëme në ndërtesa. / Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3582894415114225?xts%5B0%5D=68.ARC9aVNCFcB96q-TSkX0hQFA_UWjFgAVRlWDUnZYhLJ1d7gwJfbYGhNoIM_Sk26gQ4JQM5HPmVEmNqttt_CC_L2meWFDHXsE-Ni8AfarXzl8exGrecchUSiAc1WhAY__M2uIcurCpreqMBD-UgKgqUAdOlb5a0sEMpYjHtu_tr9_bXjxF89SkeTz-FJUiibFQ5oXHbXShfHL21CuMLW7Ivl3HF36dItlzssN2PblhgFVErEuHrCZ_bKKnBBBFz2BAQDAgg9nIsCDhE76WW0eU6DHXLwBaS2it8BKExQ0jXcAmHLoaVa3-lhPG-nDisGevL_JvILoZy3VdLv3wBrKQw&tn=-R