Presidenti Hashim Thaçi ka arritur në Prokurorinë e Specializuar për t’u intervistuar sërish sot nga prokurorët.
Ai ka refuzuar të ndalet para mediave pas arritjes në selinë e Speciales.
Procesi intervistues i Thaçit në Hagë nisi dje. Ai qëndroi për gjashtë orë brenda selisë së Speciales.
Në dalje, Thaçi pati një prononcim shumë të shkurtër për mediat, ndërsa paralajmëroi vazhdimin e intervistimit sot.
“Sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme mes avokatit dhe prokurorëve. Do të vazhdojë nesër”, deklaroi ai.
Në njoftimin për aktakuzë të bërë publike më 24 qershor pretendohet se Thaçi, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe nëntë të dyshuar të tjerë janë përgjegjës për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. /Gazeta Sinjali