image Thaçi: Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, por s’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës

Kosovë

Thaçi: Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, por s’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për krimet e luftës, si dhe akuzat ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe anëtarëve të saj.

Thaçi garanton se UÇK-ja nuk është hakmarrë asnjëherë ndaj popullatës serbe apo individëve të caktuar, por thotë se mund të ketë pasur raste të izoluara kur individë të caktuar kanë keqpërdorur fisnikërinë e luftës për interesa personale.

Ai thotë se qytetarët e Kosovës nuk e kanë nisur luftën se kanë dashur, por thotë se ai personalisht ndihet krenar si një nga themeluesit e UÇK-së në vitin 1992. 

“Qytetarët e Kosovës nuk e kanë nisur luftës se kanë dashur. Lufta është e tmerrshme dhe nuk kam dëshirë të shoh lajme për të. Vetëm ai që e ka përjetuar e di. Çfarë është spastrimi etnik, fizik, dhunimi i grave, vrasja e fëmijëve. Unë personalisht ndihem krenar që një nga themeluesit e UÇK-së, që në 1992.

Theksoj se duhet të mendojmë për gjenocidin në Kosovë, dëboi 1 milionë qytetarë Serbia. 400 masakra kundër qytetarëve civilë shqiptarë, 20 mijë gra i dhunoi, vranë 1 mijë e 300 fëmijë si dhe dëme ekonomike. Përmasat janë të gjenocidit dhe spastrimit etnik.

Me përjashtim të një aktakuze ndaj Millosheviç, ndodhi një amnisti ndaj gjenocidit, e padrejtë. Edhe nëse i sheh paralelet, sot për fat të keq kemi më shumë të akuzuar shqiptarë se sa serbë”, është shprehur Thaçi, në një intervistë për News24, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai gjithashtu kujton se për luftën Kosovë-Serbi, deri më sot në bankën e të akuzuarve ka më shumë shqiptarë se sa serbë edhe pse gjenocidin shtetëror e kryen këta të fundit.

“Lufta e UÇK-së ka qenë e domosdoshme, luftë për ekzistencë, liri e pavarësi, e drejtë. S’mund të them që ndonjë individ nuk e ka thyer fisnikërinë e luftës. S’ka ndodhë asnjë rast apo sulm ndaj monumenteve serbe, asnjë rast hakmarrjeje. Individë të caktuar po, që mund të kenë keqpërdorur fisnikërinë e luftës, por UÇK vetë jo.

Tjetra Serbia ka luftuar si shteti, kurse Kosova vullnetare, të studentëve, fshatarëve, punëtorëve, të gjithë që kanë dashur t’i bashkohen UÇK-së. Tendenca sot për të rishkruar historinë është e rrezikshme, agresore ose okupatore të bëhet viktimë është e padrejtë.

Edhe këtë çmim që do e paguajë Kosova të lirisë, proces jo i lehtë, por do e kalojmë faqebardhë. Viktimat në Kosova s’mund t’i ndash në baza politike, ideologjike. Serbia i ka vrarë vetëm se kanë qenë shqiptarë, jo politike”, ka theksuar presidenti Thaçi. /Gazeta Sinjali/