image Thaçi lirohet nga spitali, kthehet në shtëpi

Kosovë

Thaçi lirohet nga spitali, kthehet në shtëpi

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij.

Këtë e ka bërë të ditur zyra për informim e Presidencës.

“Pas shqetësimeve të para, presidenti Thaçi sot në mëngjes kishte shkuar në Emergjencën e QKUK-së dhe me rekomandimin e personelit mjekësor profesional ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i ka bërë analizat dhe ka marrë trajtimin për dhimbjet që shkaktojnë gurët në veshkë.”, thuhet në njoftimin e Presidencës./ Gazeta Sinjali/