image Thaçi: Kurti e ka nominuar më shumë se gjysmën e qeverisë, ta pranojë mandatin

Kosovë

Deklarata/ Thaçi: Kurti e ka nominuar më shumë se gjysmën e qeverisë, ta pranojë mandatin

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pret që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ta pranojë mandatin për formimin e qeverisë.

Thaçi ka thënë se Kurti i plotëson ‘kriteret’ për ta marrë mandatin, pasi e ka nominuar gjysmën e qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Jam duke menduar se do ta pranojë sepse është një rregull i pashkruar se në momentin kur kryetari i partisë së parë, e ka mandatuar partia, e ka nominuar më shumë se gjysmën e qeverisë, në konsultim e sipër edhe në kuptim zyrtar merr nominimin”, ka thënë Thaçi pas takimit me William Wolker.

“E kam nënshkruar nominimin si Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Shprtesoj se nuk do të kalojë kohë e gjatë dhe z. Kurti të pranojë mandatin. Në rrethana tjera mund ta deklarojë refuzimin”, ka shtuar ai.

Thaçi ka thënë se qytetarët e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë janë duke pritur që të themelohen instutitucionet. Prandaj, ka thënë se Kurti duhet të pranojë ose refuzojë të themelojë Qeverinë e re bazuar në rezultatet e 6 tetorit. /Gazeta Sinjali/