image Thaçi kujton të rënët në Likoshan dhe Qirez

Përvjetori/ Thaçi kujton të rënët në Likoshan dhe Qirez

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kujtoi betejën e UÇK-së në Likoshan dhe Qirez të Drenicës duke thënë se prej aty policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë.

Kreu i shtetit tha se sot kujtojmë me respekt të gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez.

“Më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak. Viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan. Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999). Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez”, shkroi Thaçi. /Gazeta Sinjali/