image Thaçi kujton masakrën ndaj familjes Deliu: Askush në Serbi nuk u dënua për krimet ndaj shqiptarëve

Kosovë

Thaçi kujton masakrën ndaj familjes Deliu: Askush në Serbi nuk u dënua për krimet ndaj shqiptarëve

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën ndaj familjes Deliu në Abri të Epërme.

Përmes një statusi në Facebook, Thaçi ka thënë se masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar.

“Më 26 shtator 1998, forcat ushtarako-policore serbe masakruan 23 anëtarë të familjes Deliu në Abri të Epërme, në mesin e tyre gra, fëmijë e pleq. Masakra në Abri të Epërme është një prej rreth 400 masakrave të shtetit të Serbisë mbi popullsinë shqiptare, për të cilat ende askush nuk është dënuar”, ka shkruar presidenti i vendit.

Tutje, ai ka shtuar se themelet e shtetit të Kosovës janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve, ndërsa kujtimi dhe nderimi i tyre thotë se është i përjetshëm. /Gazeta Sinjali/