image Thaçi kujton demonstratat e 11 marsit: Pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës

Thaçi kujton demonstratat e 11 marsit: Pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kujtoi demonstratat e 11 marsit që patën si kërkesë themelore avancimin e statusit të Kosovës në nivel të Republikës.

Kreu i shtetit tha se demonstratat nuk u ndalën asnjëherë deri në arritjen e qëllimit final.

“Demonstratat dhe protestat e vitit 1981 janë pjesë e ndritur e rezistencës së Kosovës, e cila nuk u ndal asnjëherë për dy dekada me radhë, deri në arritjen e qëllimit final – çlirimin e vendit tonë dhe realizimin e pavarësisë”, shkroi Thaçi.

Ai shtoi se për gjeneratat e studentëve të viteve ‘80-a, për të rënët dhe pjesëmarrësit në demonstratat dhe protestat e atyre ditëve shprehim konsideratën më të lartë, me bindjen se shënuan kthesë të madhe në përshpejtimin e rënies së ish-Jugosllavisë komuniste. /Gazeta Sinjali/