image Thaçi: Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës

Kosovë

Thaçi: Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, përmes një shkrimi në Facebook, në përvjetorin e themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, tha se është krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, transmeton Gazeta Sinjali.

Kreu i shtetit u shpreh se sot Ushtria e Kosovës, që dikur ishte TMK, është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve të Republikës së Kosovës.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Pas një lufte të pastër çlirimtare, bashkë me partnerët strategjik perëndimor, ne jetësuam ëndrrën e Kosovës së lirë. Me të njëjtit aleat, ne nënshkruam demilitarizimin e UÇK-së, për t’i hapur rrugë 21 vjet më parë themelimit të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, në kuadër të ndërtimit të institucioneve demokratike dhe të një shteti multietnik. Krenar me rrugëtimin dhe transformimin e TMK-së në ushtri të Kosovës, e cila sot është e gatshme për misione paqeruajtëse përkrah aleatëve, që dikur ndihmuan në çlirimin tonë.

/Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.606015099468853/4357002334370092/?type=3&theater