image Thaçi: Kosova i ofron ndihmë Australisë për shuarjen e zjarreve

Kosovë

Letër/ Thaçi: Kosova i ofron ndihmë Australisë për shuarjen e zjarreve

news image

Presidenti i Republikës Kosovës, Hashim Thaçi, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit australian, David Hurley, dhe kryeministrit, Scott Morrison, ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës për popullin e Australisë në situatën e krijuar nga zjarret e shumta.

Thaçi thotë se Kosova ofron mbështetje të menjëhershme operacionale përmes Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar në shuarjen e zjarreve në Australi.

“Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, thuhet në letrën e Presidentit. /Gazeta Sinjali/