Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpërndarë një fotografi nga takimi me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo.
Thaçi thotë se e ka falënderuar Pompeon për ndihmën e madhe që SHBA i jep Kosovës si dhe ka thënë se vendi ynë është me fat që e ka SHBA-në aleat.
“Në Konferencën e Sigurisë në Munih pata një takim të shkurtë me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, të cilën e falënderova për përkrahjen e pamasë drejt Kosovës dhe lidershipin e jashtëzakonshëm të SHBA-së në procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova është me fat që ka SHBA-në si aleat dhe si partnerin më të afërt strategjik”, ka thënë Thaçi për takimin me Pompeon. /Gazeta Sinjali/
At @MunSecConf met briefly with @SecPompeo, whom I thanked for the tremendous support towards #Kosovo, and the extraordinary US leadership in the dialogue process b/w Kosovo & Serbia. Kosovo is fortunate to have the USA as its closest strategic partner & ally! CC: @RichardGrenell pic.twitter.com/qHx5zqBBat
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) February 16, 2020