Presidenti i Republikës së Kosobës, Hashim Thaçi, ka siguruar qytetarët se institucionet e vendit janë duke e përcjellë çdo zhvillim dhe janë të gatshëm të veprojnë në çdo rrethanë për t’iu dalë juve në ndihmë.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi tha se nuk nevojë për panik dhe frikë, shkruan Gazeta Sinjali.
“Nuk ka nevojë për panik dhe frikë. Kemi përvojë me situata të rënda dhe institucionet tona janë të përgatitura të përballen me çdo situatë. Të bashkuar do ta përballojmë me sukses edhe këtë sfidë dhe si gjithmonë do të dalim edhe më të fortë dhe do të vazhdojmë të punojmë së bashku, që ta bëjmë Kosovën shtëpi edhe më të dashur për ju të gjithë’, ka shkruar Thaçi,
Në Kosovë deri tani janë shënuar 15 raste me koronavirus./Gazeta Sinjali/\