image Thaçi: Ky shans duhet të shfrytëzohet, në të kundërtën do të mbesim shumë mbrapa

Politikë

Politikë/ Thaçi: Ky shans duhet të shfrytëzohet, në të kundërtën do të mbesim shumë mbrapa

news image

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur lidhur me vizitën në Mynih dhe mundësinë që marrëveshja Kosovë-Serbi të arrihet brenda këtij viti. Sipas tij ky shans duhet të shfrytëzohet në të kundërtën vendi ynë do të mbes shumë mbrapa.

Këto komente presidenti Thaçi i ka bërë në një intervistë për RTK-në.

Thaçi tha se SHBA pret një angazhim dhe përgjegjësi më të madhe nga Kosova. Të punohet ngushtë me SHBA-të dhe të arrihet njohja reciproke mes Kosovës e Serbisë.

“Ky shans duhet të shfrytëzohet nga ne sepse do të fitojmë dekada të zhvillimit ekonomik, por nëse nuk e shfrytëzojmë do të mbesin shumë mbrapa, do të mbesim të lënduar e të izoluar pa asnjë përfitim. Ne nuk mund të lëvizim pa u koordinuar me partnerët tanë sikur që jemi koordinuar në vitet ’98-’99 kur e fituam lirinë dhe në vitin 2008 kur e shpallëm pavarësinë”, tha Thaçi, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai shton se gjatë konferencës është takuar me personalitete botërore, mesazhet e të cilëve ishin mjaft inkurajuese për Kosovën.

“Jam takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me Filip Riker, përfaqësues i Departamentit të Shtetit, senatorin Johnson, me të cilët dikutuam gjatë për zhvillimet në Kosovë, Ballkanin Perëndimor me theks të veçantë nevojën për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë, në mënyrë që të hapet perspektiva e zhvillimit ekonomik, krijimi i vendeve të reja të punës, një mirëqenie e përgjithshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës”, tha ndër të tjera presidenti Thaçi. /Gazeta Sinjali/