image Thaçi kërkon të takohet sot me Kurtin

Kosovë

Politikë/ Thaçi kërkon të takohet sot me Kurtin

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar që sot të takohet me kryeministrin Albin Kurti.

Për takimin, Thaçi në ftesën dërguar Kurtit ia ka propozuar atij tri orare: në orën 10:00, në orën 11:00, ose në 12:00, raporton Gazeta Sinjali.

Kurti refuzoi të takohej me Thaçin para dy ditësh, kur presidenti po i takonte me rend krerët e partive politike në Kosovë. Ai tha se si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka interes të takohet me Thaçin, e si kryeministër do të takohet një ditë tjetër.

“Kur kuptova agjendën se kishte caktuar takime me liderë partish, atëherë thash le t’i mbajë një herë ato takime me liderë partish dhe takohemi si krerë të institucioneve. Pra, unë jam për takim e për bashkëpunim, por jo në atë ditë dhe jo ashtu”, deklaroi Kurti pas refuzimit të ftesës së Thaçi të hënën.

Paraprakisht, Kurti i kishte dërguar ftesë për takim Thaçit përpara mbajtjes së Konferencës së Mynihut në Gjermani, por që ishte refuzuar në heshtje nga presidenti. /Gazeta Sinjali/