image Thaçi kërkon të mblidhet urgjentisht qeveria: Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë me SHBA-në

Kosovë

Thaçi kërkon të mblidhet urgjentisht qeveria: Mjaft e keni cenuar lidhjen tonë me SHBA-në

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka kërkuar urgjentisht qeverisë të mblidhet dhe të marrë vendime në përputhje me kërkesat zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Facebook, ka thënë se mjaft është cenuar lidhja speciale e Kosovës me SHBA-në, transmeton Gazeta Sinjali.

“Me këtë qasje po vihet në pikëpyetje edhe vetë e ardhmja e shtetit tonë. Të gjithë ne, krerë institucionesh, liderë politikë apo qeveri, jemi të zëvendësueshëm. Por, jetike dhe të pazëvendësueshme për Republikën e Kosovës janë vetëm raportet me SHBA-në”, ka shkruar fillimisht ai.

i pari i vendit ka thënë se konfrontimi me SHBA-në është shumë i dëmshëm dhe gabim i pafalshëm në historinë moderne të Kosovës./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3543072002429800?__xts__[0]=68.ARCrTN6nYvQIQxb0P7noOMFO37xhNgXlhJbU5YYJZJDVugcSHR4jI0VA74ff46ImOhZNShT7XDXvhqb5p-Scr2448aau3AR3kG7xT3v6zpU8lJu5q3Tzk7AUHxH_4yy1w14K0zIBJ2Lz9GvdL8Id4brNeDn7eCg9urevuoK62xzgxZKt11bg8Zgj_Z_M-7EhJKRu6HxVSbun_btU8gUdDdQw0evobWd7v7m50OLTxY_70H-dywJATiHCwugd3Y-BfWfr5oA6CWTKG3MKZlRF8WBz0-RDPQU7oCTg8oy–R740Yy6RlWMF66kTD-ZjNFYb0EfD3eZE_ud-WKhcSqU9w&__tn__=-R