image Thaçi kërkoi lirim nga burgu si dhe ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS kundërshton kërkesën

Drejtësi

Thaçi kërkoi lirim nga burgu si dhe ofroi dorëzani 50 mijë euro, ZPS kundërshton kërkesën

news image

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për lirim të përkohshëm të ish-presidentit të Kosovës nga burgu. Sipas kryeprokurores ameriakne, Kimberly West, Thaçi duhet të mbetet në paraburgim.

“Përparimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtij procesi gjyqësor, përfshirë afatin kohor për çdo mocion përfundimtar lidhur me provat, gjithashtu mbështet vazhdimin e paraburgimit të THAÇIT”, thuhet në shkresën e West.

Gjithashtu prokurorja amerikane ka përmendur rrezikun për kryerjen e veprave të tjera penale dhe ndëhryjen në procedura.

“Konstatimet e vazhdueshme mbi ekzistencën e rreziqeve sipas nenit 41(6)(b) që i atribuohen THAÇIT në këtë çështje mbeten të vlefshme. Ato janë bërë mbi bazën e një numri të madh faktorësh të arsyetuar dhe të individualizuar, dhe asnjë kusht i mundshëm për lirimin e tij nuk mund t’i zbusë ato në mënyrë të mjaftueshme”, shkruan dokumenti i ZPS-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/