Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ka mundur të shpall gjendjen e jashtëzakonshme por nuk ka dashur ta bëj një gjë të tillë, sipas tij, për të mos shkaktuar plasaritje politike.
Thaçi tha se kryeministri Kurti nuk ka qenë i koncentruar kur ka biseduar me të në telefon rreth kësaj çështje.
“Nëse dikush është i ngopur me kompetenca këto 20 vite, jam unë në Kosovë. Kurtin e kam thirrur në telefon. Nuk ka qenë i koncentruar në atë çështje të diskutoj. Kam kërkuar të mblidhet Këshilli i Sigurisë dhe të diskutohet. Pastaj ka qenë një ngurtësim i tij. Pavarësisht se ka qenë shumica në Kuvend për votimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nuk kam dashur të bëj ndonjë plasaritje politike ose institucionale”, ka deklaruar Thaçi në Rubikon./Gazeta Sinjali/