Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet t’ua shpjegojë kosovarëve lidhjen e tij të fortë me shefin e diplomacisë evropiane, Joseph Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Këtë e ka kërkuar presidenti Hashim Thaçi, i cili tha se Kurti duhet të shpjegojë se pse, sipas tij, e ndërroi SHBA-në me Borrellin e Lajçakun, shkruan Gazeta Sinjali.
“Është shumë me rëndësi që opinioni publik kosovar të di për lidhshmërinë fortë në mes të këtyre personaliteteve që s’e kanë njohur Kosovën, Borell dhe Lajçak me z.Kurti. Si u bë që të ndërrohet partneriteti special me SHBA-në në favor të këtyre personaliteteve që s’e kanë njohur Kosovën”, deklaroi Thaçi në TV Syti.
Ai tha se nuk e di nëse Kurti është ftuar për takim në Shtëpinë e Bardhë, por tha se vet kurrë nuk do të refuzonte të shkonte të takohej me këdo dhe kudo. /Gzeta Sinjali/