image Thaçi ironizon me Vuçiqin për “korridoret” e OKB-së

FB/ Thaçi ironizon me Vuçiqin për “korridoret” e OKB-së

news image

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Nju Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, nga atje ka publikuar në rrjetin social  Facebook, një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke ironizuar kështu me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ka deklaruar se Hashim Thaçi po shëtit korridoreve të BE-së.

Shkrimi i plotë i Hashim Thaçit:

“Diku nëpër korridoret e OKB-së – bashkë me mikun tim dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me të cilin ndajmë synimin e përbashkët për integrimet euroatlantike, të mbështetur nga SHBA-ja, partneri i përjetshëm i shqiptarëve.

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vu֛çiq, më herët ka deklaruar se do të dëshironte të takonte Thaçin, por është shprehur se ai “po endet korridoreve”. /Gazeta Sinjali/