image Thaçi intervistohet për të katërtën ditë me radhë në Hagë

Drejtësi

Thaçi intervistohet për të katërtën ditë me radhë në Hagë

news image

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të intervistohet nga dhomat e specializuara në Hagë edhe sot, për të katërtën ditë me radhë, shkruan Gazeta Sinjali.

Thaçi po intervistohet në Zyrën e Prokurorisë së Specializuar në Hagë lidhur me aktakuzën e pakonfirmuar për gati 100 vrasje.

Propozimi i kësaj aktakuze për krime lufte ndaj presidentit dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës u bë më 24 prill të këtij viti, kurse më 24 qershor u publikua njoftimi në media. Përveç Thaçit e Veselit, aktakuza përfshin edhe emra të tjerë, të cilët nuk janë bërë ende publikë./Gazeta Sinjali/