image Thaçi uron 12-vjetorin e Pavarësisë: Integrimi euroatlantik mbetet e vetmja alternativë

Kosovë

Pavarësia/ Thaçi uron 12-vjetorin e Pavarësisë: Integrimi euroatlantik mbetet e vetmja alternativë

news image

Me rastin e 12 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka uruar qytetarët duke kujtuar se për të ardhur deri te 17 shkurti i vitit 2008 u deshën shumë përpjekje e  sakrifica për shumë breza me radhë.

Tutje, presidenti Thaçi përmes një postimi në Facebook ka kujtuar luftën e UÇK-së, përkrahjen e ShBA-së, të shteteve evropiane dhe intervenimin e NATO-s që ndihmuan në çlirimin e Kosovës nga represioni i shtetit serb.

I pari i vendit ndër të tjera tha se “Për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj integrimi në institucionet euroatlantike mbetet e vetmja alternativë”./GazetaSinjali/

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/3471292259607775?__xts__[0]=68.ARBp698jMW3CNIwyQzF4Zise0fGpfhXToUxK9sJ9VrVZYtrMPOn726rZ9ZMWP8kUDcdHDp-oRoII_NVZZbQKfJD5QzjjpwPOY_mZYoMpy0jCiE6ygk-GvN521S9gBzCAmL7p7b6Y5A6lpj7bfadCLux0nsf2qsvE9BNeDhSCR-Lum3Cwj0CXBZw8bXZC51k4S7k6BUTRhSA8yE7AglECjUkyFAniTx1stbpVUjGqPRyFEogC-gniEQVdl0jIDD5TKfG400299DEwbTOB39XZ4Vcd1kbbho0pKUI4kL0hBwQkEfBfPHTcT8tDW5m7vUvGa3g4FBmQEhJqhyVk_oYHsnfReA&__tn__=-R